Derbi i takon Vushtrrisë

29 shkurt 2020 | 21:50

E mbushur me shikues ishte palestra “Jeton Tërstena – Tota” për derbin e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) në mes të Vushtrrisë dhe Istogut. Shikuesit kanë mundur të shohin një lojë të fortë e dramatike, ndërsa në fund edhe kanë festuar fitoren e skuadrës vendase.

Vushtrria fitoi me rezultatin e ngushtë, 21:20, për të bërë edhe më të fortë garën për titull të kampionit të Kosovës.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 11:10 për Istogun. Vushtrria krijoi epërsi 5:1 në fillim të ndeshjes, por istogaset u kthyen në lojë. Vetëm në fund të pjesës së parë Istogu kaloi në epërsi 11:10, pasi vushtrriaset ishin vazhdimisht në epërsi.

Në pjesën e dytë Istogu krijoi epërsi deri në tri gola, ndërsa Vushtrria kaloi në avantazh në minutën e 47-të. Epërsia e Vushtrrisë më pas shkoi deri në tri gola (20:17), ndërsa Istogu u afrua në 20:19. Vushtrria shënoi për 21:19, kurse në fund shënoi Istogu për 21:20.

Rama realizoi plot 13 gola për Vushtrrinë. Te Istogu më efikasja ishte Rugova me 6 gola. Istogu ka rënë në pozitën e dytë me 20 pikë. Ferizaj tani është i pari me 22 pikë. Vushtrria është e treta me 18 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje të javës së 12-të.

Vushtrria – Istogu 21:20 (10:11)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Vokshi, Avdiu 1, Rama 13, Zymberi 3, Preniqi, Paci, Ramabaj 1, Rrahmani, R. Gubetini, Kasumi 1, Tahiri 1
Istogu: MIlatoviq 3, Shehdadi, Rugova 6, Berisha, Rexhaj, Fejzaj, Ferataj 4, Hetemi 2, Venetski 4, Gashi, Ujkiq 1, Ahmetxhekaj, Halitaj, Shatri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Visar Bekaj, portieri i Prishtinës, mendon se është dashur të…