Derbi i takon Yllit
Në një ndeshje fantastike dhe dramatike, Golden Eagle Ylli ka mundur Rahovecin në udhëtim me rezultat 68:69 (23:17, 13:19, 19:15, 13:18) në derbin e javës së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Rahoveci e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 23:17. Por, therandasit nuk kishin udhëtuar për t’u dorëzuar dhe në periudhën e dytë janë më të mirë, duke e fituar 13:19, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 36:36. Megjithatë, vendasit të përkrahur nga publiku fitojnë periodën e tretë 19:15, duke e bërë ndeshjen shumë interesante. Dhjetëminutëshi i fundit ishte dramatik deri në sekondat e fundit. Mysafirët rikthehen në lojë, duke kaluar edhe në gjashtë pikë në epërsi, por vendasit nuk dorëzohen dhe arrijnë të afrojnë rezultatin në 68:69, megjithatë, gjuajtja e fundit e Javis Howard nuk ishte e saktë dhe Ylli fitoi derbin e kësaj xhiro.
Javis Howard me 25 pikë dhe tetë kërcime ishte më i dalluari te Rahoveci, kurse Darell Davis debutoi me 17 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Samir Zekiqi me 22 pikë, Alante Fenner me 17 pikë dhe Valon Bunjaku me 14.
Rahoveci tani ka 11 fitore dhe tri humbje, kurse Golden Eagle Ylli nëntë fitore dhe tri humbje.