Derbi i Tottenhamit
10 shkurt 2018
| 15:28
Tottenham Hotspur e ka fituar sot derbin e Premier Ligës ndaj Arsenalit, me rezultat 1-0. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ani pse vendasit kishin një dominim të lehtë.
Katër minuta pasi filloi pjesa e dytë e ndeshjes, Harry Kane shënoi një gol të bukur më kokë për rezultatin 1-0. Në vazhdim të takimit rastet për shënim nuk munguan, por rezultati mbeti i pandryshuar. Në këtë ndeshje për Arsenalin u paraqitën dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ky i fundit u ndëshkua më karton të verdhë, kurse Xhaka u zëvendësua paka minuta para fundit të ndeshjes.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)