Derbi mes Gjilanit dhe Llapit përfundon pa fitues
Përfundon ndeshja e fundit e xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës, ndërmjet Gjilanit dhe Llapit.
Ishte një ndeshje me intensitet të lartë nga të dy skuadrat, të cilat patën rastet e tyre gjatë pjesës së parë. Gjilani e gjetën golin në minutën e 26’ të ndeshjes, me anë të Dabiqaj, por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Pas disa rasteve të krijuara, llapjanët u treguan efikas në minutën e 38` të ndeshjes, kur Francisco Rivera shënoi me kokë, për t`i dërguar në epërsi Llapin.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat 0:1 për Llapin. Në pjesën e dytë Gjilani po kërkonin me ngul golin e barazimit, por llapjanët u mbrojtën mjaft mirë.
Minuta e 79’ e ndeshjes pas një ndërhyrje të Rivera në lojtarin e Gjilanit, u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Llapin me 10 lojtarë, në më shumë se 10 minuta të mbetur.
Pas përjashtimit me të kuq të Riveras, Llapi ishin të fokusuar vetëm në mbrojtje për të mos lejuar që Gjilani të shënoj. Por në minutat shtesë të ndeshjes (90+1`), barazoi Shend Kelmendi, për t`ia dhurua një pikë Gjilanit.
Pas këtij barazimi Gjilani arrin në kuotën e 48 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Llapi në vendin e katërt me 41 pikë.