Derbi në ‘Anfield Road’ përfundon pa fitues
Pritej një përballje spektakolare e plot gola, por nuk rezultoi kështu. “Të Kuqtë” e Liverpool nuk kanë shkuar më shumë se barazimi “i bardhë”, pa gola, ndaj “Djajve të Kuq” të Manchester United, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, të zhvilluar në “Anfield Road”.
Skuadra që mund të thuhet se dominoi sfidën ishte padyshim Liverpool, me “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp, që patë shansin më “të artë”, për të gjetur golin e avantazhit, në mintutën e 86’-të të sfidës, mirëpo anësori i mbrojtjes Joe Gomez e dërgoi topin ngjitur me shtyllën për të mos nisur dot festën e të pranishmëve në “mitikun” e “Të Kuqve”.
Falë këtij barazimi, skuadra e Liverpool ngjitet sërish në vendin e dytë të tabelës, së Premier League, kësaj here me 38 pikë, 1 më pak se Arsenal i vendit të parë dhe me pikë të barabarta, me Aston Villa-n e vendit të 3-të, ndërsa “Djajtë” e United ngjiten në vendin e 7-të të renditjes, me 27 pikë.