Derbi në kryeqytet
ProCredit Superliga vazhdon me superndeshje në fundjavë, ku zhvillohet xhiroja e 19, derisa kampionati vazhdon të bëhet shumë më interesant. Takimi i parë i kësaj xhiroje është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës, që zhvillohet në Mitrovicë.
Takimi është shumë i vlefshëm për të dyja skuadrat. Prizrenasit janë në vendin e tetë me katër fitore e 14 humbje, derisa mitrovicasit në vendin e dytë me 12 fitore e gjashtë humbje. Të shtunën zhvillohet sfidë interesante ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, dy skuadra që së fundi kanë bërë ndryshime në shtabin teknik dhe kanë ambicie të larta në këtë edicion të elitës.
Therandasit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse portokallezinjtë në pozitën e parë me 13 fitore e pesë humbje. Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy skuadra që kanë treguar formë shumë të mirë në vitin 2025. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës përballen në një sfidë interesante të dielën në kryeqytet. Të dyja skuadrat kanë nga dhjetë fitore e tetë humbje, ku pritet një përballje e baraspeshuar.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, por shumë e rëndësishme është ndërmjet Borës dhe Vëllaznimit. Bora ka pesë fitore e 13 humbje, derisa kuqezinjtë në formë shumë të mirë kanë dhjetë fitore e tetë humbje.
ProCredit Superliga-Java 19
Të shtunën takohen:
17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça
19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi
Të dielën takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Peja
19:00 Bora – Vëllaznimi