
Derbi në mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 përfundoi pa fitues
14 mars 2018
| 16:35
Derbi i xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll në mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 përfundoi 0-0.
Ndërsa përcjellësja e parë e Prishtinës, Drita shënoi fitore ndaj Drenicës me rezultat 3-1. Derbi i Rrafshit të Dukagjinit në mes Lirisë dhe Vëllaznimit përfundoi 1-1, kurse Llapi i është kthyer fitoreve pas triumfit 2-0 ndaj Vllaznisë. Në anën tjetër Feronikeli ka fituar në fund ndeshjen ndaj Besës së Pejës (2-1).
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)