
Derbi në Vushtrri
Tri ndeshje të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën.
Kampioni aktual, Besa Famgas është favorit kundër Vëllaznimit, në ndeshjen që fillon në ora 19:00. Favorit është edhe Prishtina ndaj Prizrenit, kurse ky takim fillon në ora 19:30. Ndeshja më interesante e së shtunës pritet të jetë ajo në mes të Vushtrrisë dhe Trepçës, që fillon në ora 20:00. Takohen dy rivalë nga i njëjti regjion, që gjithnjë kanë treguar lojëra të bukura. Vushtrria mbanë vendin e gjashtë me 10 pikë derisa Trepça është e treta me 15 pikë. Në “Minatori” ndeshja mes Trepçës e Vushtrrisë kishte përfunduar me rezultat të barabartë.
Java e 12-të vazhdon të dielën me ndeshjen në mes të Llapit e Drenicës (18:30). Të hënën është takimi Kastrioti-Drita (20:00).