Derbi përfundoi pa fitues
10 nëntor 2020
| 15:21
Derbi i Superligës së Kosovës në futboll mes Dritës dhe Prishtinës përfundoi pa fitues (0-0).
Skuadra kampione, Drita pati një mundësi të mirë që të kalojë në epërsi në pjesën e parë, por Vucaj dështoi të realizon nga penalltia. Pjesa e dytë u përshkrua me pak raste shënimi, derisa rastin më të mirë për Dritën nuk e shfrytëzoi sulmuesi Kastriot Rexha, pasi topi i goditur me kokë përfundoi në shtyllë.
Pas kësaj ndeshje, Drita vazhdon të jetë në pozitën e dytë me 23 pikë, kurse Prishtina është në vendin e pestë me 15 pikë.
(Epoka e re)