Derbi përfundoi pa fitues, Flamurtari ia thellon krizën Llapit

01 dhjetor 2019 | 15:00

Derbi në mes Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar 0-0. Mysafirët nga kryeqyteti ishin me të rrezikshëm në pjesën e parë, por Januzi, Ibrahimi dhe Krasniqi nuk arritën të mposhtin portierin vendas. Ndërsa për Gjilanin Një rast të mirë shënimi e lëshoi Busiq. Në pjesën e dytë rastet nuk munguan, por ndeshja përfundoi 0-0.

Flamurtari e ka deklasuar Llapin (1-4), duke ia thelluar edhe më shumë krizën skuadrës së Tahir Batatinës. Trajneri llapjan në këtë ndeshje nuk pati në përbërje lojtarët si Zhdrella, Maliqi, Plaku dhe Osmani, por në fund kjo i kushtojë me humbje të thellë. Gentrit Begolli realizoi dy gola për kuqezinjtë, kurse nga një e shtuan Shend Kelmendi dhe Krasniqi, kurse për mysafirët golin e nderit e realizoi Hyseni.

Fitore me rezultat bindës shënoi edhe Trepça ’89 në përballje me Dritën (3-1). Leart Emini dhe Muharrem Jashari shënuan në pjesën e parë për 89-shin, Jashari shënoi edhe një gol në pjesën e dytë, kurse për gjilanasit shënoi golin e vetëm Gilbert Fortunato.

/Veton ZYMBERI/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizatuar fshatin Pubq për…