![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/gjilani-ballkani.jpg)
Derbi përfundon pa fitues
27 shtator 2020
| 16:06
Derbi në mes Gjilanit dhe Ballkani ka përfunduar baras dhe pa gola (0-0).
Ballkani nga Suhareka pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para është dashur të pajtohet me një pikë nga ndeshja kundër Gjilanit.
Të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi, por që ato nuk u shfrytëzuan dhe ndeshja përfundoi 0-0.
Ballkani zbret në pozitën e dytë tani me 7 pikë, aq sa ka edhe liderja, skuadra e promovuar këtë vit, Arbëria. Ndërkohë, Gjilani është i gjashti me 4 pikë pas një fitoreje, një humbjeje dhe një barazimi.