Derbi përfundon pa fitues
Asnjë fitues në fushë, por shumë jashtë saj. Napoli-Inter përfundoi me rezultatin 1-1 dhe tifozët e të dyja ekipeve kanë pasur mundësinë të shohin një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni në Serie A. Luftë e fortë sportive, gola dhe raste të shumta.
Zikaltrit iu afruan shumë golit me Lukaku e Eriksen, por një herë shtyllë e një herë traversa e shpëtuan skuadrën vendase, që në fundin e pjesës së parë festoi golin e epërsisë.
Devijimin vendimtar ia dha portieri Handanovic, i cili u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta.
Interi, si zakonisht ishte më konkret dhe vijoi me stilin e tij për të gjetur golin e barazimit në pjesën e dytë. Dhjetë minuta iu deshën mesfushorit Christian Eriksen, i cili goditi në mënyrë perfekte në hyrje të zonës dhe ndëshkoi skuadrën e Napolit.
Vendasit donin tre pikët dhe u munduan shumë të realizonin. Di Lorenzo rrezikoi një moment, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Më pas traversa ndali Politanon, në një rast të artë goli. Beteja e fortë vazhdoi, por gola më nuk pati. Interi dhe Napoli ndanë nga një pikë dhe më shumë i rëndon skuadrës së Gattuso, që kishte mundësinë të barazohej me pikë me Juventusin e vendit të katërt.