![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/fc-prishtina-3.jpg)
Derbi Prishtina – Drita luhet të hënën në Lipjan
26 nëntor 2023
| 17:55
Dueli mes Prishtinës dhe Dritës luhet të hënën në Lipjan.
Ndeshja e shtyrë mes Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet të hënën prej orës 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Kështu ka njoftuar të dielën pasdite klubi prishtinas i futbollit. Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet të dielën në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Dueli në fjalë u shty për shkak të reshjeve të reshjeve të shumta të borës.