Derbi zhvillohet në kryeqytet
Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli është dueli me të cilin nis xhiroja e XVIII në Superligën e Kosovës në basketboll, i cili do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Po të shtunën në program është një tjetër ndeshje, ajo në mes të Z Mobile Prishtinës dhe Bashkimit që do të luhet duke filluar nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Të dielën do të zhvillohet një tjetër ndeshje interesante, ajo në Mitrovicë në mes të Trepçës dhe Rahovecit, me fillim nga ora 17:00, në palestrën “Minatori”, kurse Lipjani është nikoqir i AFK Boreas, takim ky që luhet duke filluar nga ora 19:00.
Pas 17 xhirove të luajtura në elitën e basketbollit kosovar, Z Mobile Prishtina kryeson në renditjen tabelore me 34 pikë, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci që kanë tubuar secila nga 28 pikë dhe Ponte Prizreni që është në vendin e katërt me 25 pikë, aq sa ka edhe Trepça dhe Bashkimi që ndodhen në pozitën e pestë, respektivisht të gjashtë.
/Epoka e re/