Derbin Milan – Inter e drejton një gjyqtar spanjoll
08 maj 2023
| 11:18
Ndeshja e parë mes Milanit dhe Interit, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve do të drejtohet nga gjyqtari spanjoll, Jesus Gil Manzano.
Manzano do të ndihmohet nga ndihmësit Diego Barbero dhe Angel Nevado.
Jose Maria Sanchez gjyqtari i katërt ndërsa në VAR do të jetë Juan Martinez Munuera, me Alejandro Hernandez në AVAR.
Milan – Inter zhvillohet më 10 maj (e mërkurë), nga ora 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër e këtij kompeticioni është ajo ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt, sfidë e cila zhvillohet të martën.