Dërgohet në Kushtetuese dekreti i presidentit Thaçi për anëtarët e KQZ-së
08 prill 2019
| 16:30
Kryetarët e tre grupeve parlamentare, PSD, AAK dhe Nisma Socialdemokrate, me mbështetjen e 30 deputetëve të Kuvendit, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të dekretit të presidentit Hashim Thaçi, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pas dorëzimit të kësaj kërkese, kryetarët e tre grupeve parlamentare kanë dhënë prononcime për media, me ç’rast kanë thënë se presidenti Thaçi nuk ka vepruar ashtu siç e parasheh Kushtetuta.