Dërgohet në mbajtje ngasësja që goditi për vdekje një person në Prishtinë

26 shkurt 2024 | 19:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar ngasësen që goditi për vdekje një person në Prishtinë.

Në një konfirmim për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se e dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet).

Një person ka humbur në aksidentin që ka ndodhur të hënën gjatë ditës në rrugën “Agim Ramadani”, afër Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër, më 27 shkurt, në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan…