Dërgohet pa shenja jete në spital një grua në Pejë
16 gusht 2022
| 11:42
Një grua është dërguar dje pa shenja jete në Spitalin e Pejës dje rreth orës 19:00.
Siç bëhet e ditur nga Policia e njëjta dyshohet se ka vdekur deri sa ka qenë duke qëndruar në stane.
“HETIM I VDEKJES /Pejë 15.08.2022 – 19:00. Është raportuar se një femër kosovare është sjellë në spital pa shenja jete, rasti ka ndodhë deri sa kanë qenë duke qëndruar në stane. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh.