Dërgohet pa shenja jete në spital veterani i UÇK-së nga Kaçaniku, dyshohet se pësoi atak kardiak
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Krasniqi nga Kaçaniku, ku humbi jeten familjari i tyre, veterani i UÇK-së, Ramush Krasniqi. Ai u dërgua në spital pa shenja jetë, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se Ramush Krasniqi, 44-vjeçar vdiq papritmas derisa ishte me një familjar të tij duke punuar me dru dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë deklaratat e disa familjarëve të të ndjerit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjes për të vazhduar me procedurat e tjera.
Edhe miqtë e familjarët e të ndjerit kanë njoftuar për vdekjen e tij, ndërsa ende s’kanë bërë të ditur për kohën e ceremonisë së varrimit.