Dërguti: Ende pa nisur fushata jam vërshuar nga kërkesat për miqësi nga profile të rrejshme

07 janar 2021 | 17:29

Ish-nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, ka bërë me dije se ende pa filluar mirë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit, profili i saj në “Facebook” është vërshuar nga kërkesa për miqësi nga llogari të rrejshme.

Dërguti ka aluduar se këto profile të rrejshme janë hapur nga partitë politike në shërbim të fushatës nëpër rrjete sociale.

“Ende pa ia nis fushata, vërshuan kërkesat për miqësi prej profileve të rrejshme. Partitë i paskan dhez motorët”, ka shkruar Dërguti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit 71:66 (13:17, 18:9,…