
Dërguti ka një pyetje për LV-në, LDK-në dhe AAK-në: Sa kandidatë të Drenicës kanë fituar në partitë tjera?
19 shkurt 2025
| 15:58
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka komentuar reagimet pasi është konfirmuar se në kuadër të PDK-së një numër i madh i deputetëve do të jetë nga Drenica.
Ajo ka shtruar një pyetje për LV-në, LDK-së dhe AAK-në, të cilët në listat e tyre kanë pasur kandidatë nga Drenica e të cilët nuk janë votuar.
Dërguti është interesuar të dijë nëse këto parti kanë ndonjë kandidatë nga Drenica.
“Sa kandidatë të Drenicës kanë fituar në partitë tjera?”, ka shkruar Dërguti në “Facebook”.