Dërguti kërkon të testohen së pari drejtuesit e Ministrisë së Arsimit
10 janar 2024
| 15:53
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, është tallur me iniciativën e ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI), Arbërie Nagavci, për testimin e mësimdhënëseve.
Dërguti në mënyrë ironike ka kërkuar që fillimisht të testohet drejtuesit e kësaj ministrie.
“Kush është instanca kredibile që i teston? Le të testohen së pari krerët e MAShT-it”, ka shkruar Dërguti në “Facebook”.