Dërguti komenton fotografinë e ‘ngrohtë’ të Kurtit me Macronin: Militanti ka mbetur si pula n’mjegull

10 nëntor 2023 | 11:24

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka komentuar fotografinë e “ngrohtë” të kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris.

Dërguti ka ironizuar me militantët e LV-së, të cilën më herët e kishin kritikuar ashpër presidentin francez.

Sipas saj, ata tani nuk po dinë a ta lavdërojnë presidentin francez apo ta shajnë.

“Militanti ka mbetë si pula n’mjegull, tu fiqiru: a duhet me sha apo me livdu tash Macronin? #KrejttuiRrejt”, ka shkruar Dërguti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatori Avni Arifi, ka deklaruar se derisa kryeministri Kurti nuk…