Dërguti kritikon qeverinë Kurti: S’kemi sigurime shëndetësore, kemi mungesë të barërave esenciale

22 mars 2023 | 15:58

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në fushën e shëndetësisë.

Ajo ka bërë me dije se për dy vjet në qeverinë Kurti, qytetarët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore dhe kanë mungesë të barnave esenciale për të sëmurët kronik.

“Për dy vite qeverisje, nuk kemi sigurime shëndetësore, shpesh mungojnë barërat esenciale për të sëmurët kronikë, na vdesin njerëzit për shkak të mungesës së kapaciteteve për trajtim, miliona euro derdhen jashtë vendit për sëmundje që do të duhej të trajtoheshin këtu”, ka shkruar Dërguti në “Facebook”,  duke shtuar se në mungesë të kësaj perspektive po vazhdon ikja e rinisë nga Kosova.

“Në mungesë të perspektivës, për çdo ditë na ikë rinia e shëndoshë, ndërsa krejt urgjencën e kanë me ligjin për fertilizim të asistuar. Nuk janë në tokë të bukës”, ka shkruar Dërguti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është më në skenën e rëndësishme të futbollit, por…