Dërguti, Kurtit: Shansin e liberalizimit të vizave e humbëm me mosvotim të demarkacionit
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Aida Dërguti,ka thënë se shansi për liberalizimin e vizave është humbur me mosvotim të demarkacionit gjatë qeverisjes së koalicionit LDK-PDK dhe jo për shkak të imazhit të vendit tonë, siç ka thënë sot në Kuvend kryeministri Albin Kurti.
Ajo ka thënë se nuk është e vërtetë se nuk kemi liberalizim të vizave për shkak të imazhit, shkruan “Epoka e re”.
“Shansin e liberalizimit e kemi humbur me mosvotim të demarkacionit gjatë qeverisjes së koalicionit LDK-PDK, kur na ofrohej që të futeshim në pako (për votim në BE) me Gjeorgjinë dhe Ukrainën dhe në këtë mënyrë detyroheshin edhe pesë shtetet mosnjohëse të na votonin. Votat e opozitës për demarkacion nuk ishin të nevojshme, ama të grupit kundërshtues brenda LDK ishin të domosdoshme. Votimi i demarkacionit gjatë qeverisë Haradinaj ishte si kofini pas të vjelave. Treni iku”, ka shkruar Dërguti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kurti: S’kemi liberalizim vizash për shkak të imazhit jo të mirë të Kosovës