Dërguti pretendon se një shkrim mund të jetë arsyeja e bastisjes së ish-këshilltarit të Thaçit nga Specialja
22 shkurt 2023
| 13:53
Ish-nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e ka ngritur një pretendim të habitshëm në “Facebook”, pas bastisjes së banesës së ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramajt.
Dërguti ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një pjesë të një editoriali të shkruar nga Behramaj, e ku thjesht shprehet qëndrimi i tij në lidhje me Gjykatën Speciale.
“Nëse arsyeja e bastisjes së Adil Behramajt qenka editoriali i tij, atëherë në shenjë të përkrahjes, po ia ripostoj deklaratën”, ka shkruar Dërguti.