Dërguti tregon arsyen se pse Haxhiu nuk është e përshtatshme për kryetare të Kuvendit

27 prill 2025 | 13:17

Opinionistja Aida Dërguti, ka thënë se Vetëvendosje nuk ka seriozitet as në pjesëmarrjen në seancë.

Ajo ka kritikuar partinë që ka dalë e para në zgjedhje për vonesat në Kuvend, duke thënë se është mungesë respekti për qytetarët që kanë votuar.

“Bllokada është duke u bërë për shkak të mungesës së numrave të qeverisë. Po shihet edhe jo serioziteti i pjesëmarrjes në seancë, sepse e dinë që nuk kanë bërë asgjë. Partia e parë vjen në fund me 20 minuta vonesë, përveç zvarritjes së gjatë duhet të presin edhe nja 20 minuta”.

“Ajo mund të jetë e përshtatshme të jetë pjesë e kabinetit por jo si kryetare e Kuvendit, sepse kryesia e Kuvendit bashkë me kryetarin përfaqësojnë në politikën e jashtme përfaqësojnë gjithë spektrin politik”, ka thënë Dërguti në “Klan Kosova”.

Ndryshe, sërish sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me vetëm 57 vota për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimet Musliu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje…