Deri ditë më parë e bënte asgjë, sot Suedia bën 100 mijë testime brenda javës
Qeveria e Suedisë ka kërkuar që të testohen për virusin “Korona” 100 mijë banorë brenda një jave, pasi numri i të infektuarve po vazhdon të rritet. Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 676 raste, që e ngritë në 13 216 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar, derisa janë mbi 1 400 të vdekur, derisa nuk ka shenja se zgjerimi i virusit “Korona” mund të ndalojë.
Suedia është duke vazhduar jetën thuajse normalisht, duke hedhur poshtë sugjerimet që të ndërmarrë masa urgjente që të mbyllë gjithçka në mënyrë që ta ndalojë përhapjen.
Testimi pritet të zhvillohet gjatë javës që vjen, derisa të parët që do të testohen janë ata të cilët janë më të ekspozuarit si policët dhe zjarrfikësit.
Shumë mjekë dhe punonjës spitalorë i janë nënshtruar deri më tani testimit, ndërsa po punohet që të testohen të gjithë, derisa po favorizohen pacientët me simptoma të lehta, në mënyrë që të kthehen sa më parë në punë.
“Jemi duke i analizuar kapacitetet, që t’i testojmë 50 mijë banorë brenda javës, ndërsa ka mundësi që të arrijmë t’i testojmë deri në 100 mijë”, ka thënë Ministrja e Shëndetësisë, Lena Hallengren, përcjell “Telegrafi”.
Sipas saj, deri më tani në Suedi janë testuar rreth 75 mijë banorë. Rritja më e madhe me të infektuar brenda një dite, është shënuar gjatë javës së kaluar, me 722 të sëmurë.