Deri kur do të ketë reshje të shiut, Instituti Hidrometeorologjik jep detaje
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar duke njoftuar për gjendjen emergjente dhe hidrologjike që është krijuar në vend si rrjedhojë e reshjeve të ditëve të fundit.
Në një njoftim të tyre në Facebook, thuhet se reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga sot, pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtunë, deri të hënën me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territorial.
Sipas tyre, më të theksuara do të jenë në zonën e dukagjinit, më pas në arë veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit.
“Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit”, thuhet në njoftim.
Ata tutje kanë njoftuar se këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe problem duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.
“Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim”, përfundon njoftimi i tyre.