“Deri kur të mësosh të vërtetën, unë do hesht”, Xhensila Myrtezaj zbulon të pathënat nga ndarja!

12 nëntor 2024 | 12:07

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Ditën e djeshme Xhensila ka publikuar një këngë dedikim për djalin e saj me rastin e 1 vjetorit të lindjes së tij, ku dhe ka zbuluar për herë të parë portretin e tij. Në tekstin e këngës janë edhe disa rreshta në lidhje me ndarjen e saj nga Besi, ku e vërteta e kësaj ende nuk është zbuluar edhe pse ka pasur shumë aludime. Në këngë ajo i drejtohet djalit të saj se do hesht deri kur ai të mësoj të vërtetën.

Të solli Zoti ty për mua, zemrës time të vetmuar i dhe forcë të mbijetojë. Më shumë se veten time ty të dua, kapiteni ti më mua. Ti je gjthë bota që kam ëndërruar, biri im sa shumë të dua. Me shumë trazira të solli furtuna e nëntorit, ti i bëre lulet që të çelin për mua në vjeshtë. Gjersa të rritesh bir e të mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di dhe vetëm do të hesht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të ftuar në “Ndryshe” mbrëmjen e kaluar me Salsano Rapin…