Deri më 17 shkurt s’mbahet seancë gjyqësore për komandant Calin
Është anuluar seanca e gjykimit e paraparë për sot ndaj Salih Mustafës i akuzuar për krime lufte.
Për anulimin e kësaj seance kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës .
Seanca e radhës për Mustafën është caktuar me 17 shkurt.
“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të ZPS-së, gjykimi ndaj Mustafës përfundoi për këtë javë. Seanca e ardhshme është caktuar për datën 17 shkurt kur do të mbahen konferenca përgatitore për mbrojtjen dhe konferenca përgatitore mbi pjesëmarrjen e viktimave”, është thënë në këtë njoftim.
Të hënën dhe të martën është dëgjuar dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria në këtë rast, Fatmir Humolli, i cili ka dëshmuar pa masa mbrojtëse.
Mustafës i është konfirmuar aktakuza në qershor të vitit 2020. Ai akuzohet për krime lufte në Kosovë.