Deri më 26 dhjetor votuesit mund të ndërrojnë qendrën e votimit

08 shtator 2024 | 14:15

Deri më 26 dhjetor të këtij viti, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit.

“Deri më 26 dhjetor 2024, përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre”.

“Deri më 28 dhjetor 2024, përmes të njëjtës platformë http://qv.kqz-ks.org qytetarët me të drejtë vote mund të kundërshtojnë pasaktësitë dhe lëshimet në listën votuese. Çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj, duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse apo përmes sistemit elektronik”, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës preliminare të votuese për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i personit të vdekur.

Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ka bërë me dije se…