Deri më 6 prill, asnjë fluturim për Kosovë
29 mars 2020
| 08:51
Linjat e udhëtimit ajror dhe tokësor për në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të pezulluara deri më 6 prill. Kështu është vendosur në mbledhjen e 18-të të Qeverisë në dorëheqje të Kosovës, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë si masë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Qeveria në dorëheqje vendosi që vendimi i marrë më 11 mars të vazhdojë të mbetet në fuqi. Në vendimin e 11 marsit, përveç të tjerash, u vendos: “Pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm”, thuhet në vendim.