Deri më sot nga Covidi në Kosovë kanë vdekur 1 872 persona

01 prill 2021 | 10:36

Katërmbëdhjetë viktima dhe 923 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar të mërkurën me Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka njoftuar se shifra e rasteve të reja ditore është më e larta për këtë vit. Sipas IKShPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3 470 mostrave, ndërsa shumica e tyre janë në Prishtinë: 273.

IKShPK-ja, po ashtu, ka njoftuar se katër raste të të vdekurve u regjistruan në Prishtinë, katër në Prizren dhe nga një rast në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë dhe Vushtrri.

Në 24 orët e fundit 771 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 90 430, i viktimave në 1 872 dhe i të shëruarve në 74 754.

Aktualisht, raste aktive me Covid në Kosovë janë 13 804.

Në Kosovë tashmë ka arritur 24 000 doza të vaksinave anti Covid. Të mërkurën mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës janë vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19.

Me këtë veprim ata dhanë mesazhin se “duke u vaksinuar ju mbroni veten dhe të tjerët, dhe se vaksina është mjet i rëndësishëm për të ndihmuar parandalimin e virusit”.

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës (DSHSh) ka hartuar planin e veprimit për vaksinimin e personelit policor me rrezikshmëri të lartë ndaj Covid-19 dhe trajnimin e stafit mjekësor të DShSh-së për aplikimin e vaksinimit, gjithnjë në koordinim me Komitetin për Vaksinim me vaksinë kundër Covid-19 në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk arriti të mbajë seancë…