Deri më tani mbi 118 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën kundër Covidit

18 qershor 2021 | 11:07

Në Kosovë më 17 qershor janë regjistruar edhe dhjetë raste të reja me Covid-19. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), shifra bazohet në testimin e 1 848 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 12 pacientë, ndërsa raste aktive me Covid janë 184. Me këto shifra, sipas IKShK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë qëndron në 107 620, i viktimave në 2 250 dhe i të shëruarve në 105 186.

Të martën në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër Covid-19.

Kosova ka pranuar donacione vaksinash nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga Bashkimi Evropian.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane “Pfizer” për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës “Pfizer/BioNTech”.

Këto vaksina nuk dihet se kur do të arrijnë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të enjten janë dhënë 118 538 vaksina. Të vaksinuar me dy doza janë 15 093 qytetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të projekteve të shërbimeve publike është finalizuar projekti…