Deri më tani nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për kryetar të PDK-së

28 qershor 2021 | 15:41

Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka bërë me dije se deri më tani nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për kryetar të PDK-së.

Ai ka treguar për gazetën “Epoka e re” se në PDK ka shumë kandidatë që plotësojnë kriteret për të qenë kandidat për kryetar të partisë.

“Ne presim deri më 1 korrik në fund të orarit. Deri në këto momente nuk kemi pasur asnjë kandidaturë. Në PDK ka shumë kandidatë që plotësojnë kriteret për kandidaturën për kryetar të partisë. Ne si ekipë për përgatitjen jemi në disponim për të mbështetur profesionalisht dhe për t’ua lehtësuar garën. Për të bërë më të barabartë garën Kryesia e PDK-së ka ofruar dorëheqjen si akt politik”, ka thënë Gjoshi.

Ditë më parë kjo parti ka njoftuar se mbështetur në statutin e partisë, kandidati/ja që synon të garojë për kryetar ka afat kohor ta shpallë kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik (e enjte) ora 17:00.

Kandidati/ja që garon për kryetar të partisë, duhet të paraqes listën me 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsej Konventa si dhe platformën e tij/saj politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanadaja regjistroi temperaturën më të lartë në historinë e saj,…