Deri më tani rreth 2 000 të vdekur nga Covidi në Kosovë

12 prill 2021 | 11:08

Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR si dhe në laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT janë testuar gjithsej 4 413 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave kanë rezultuar 529 raste të reja me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar dymbëdhjetë raste të të vdekurve si pasojë e këtij virusi. Rastet e të vdekurve janë nga komunat: Prishtinë tri raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri tri raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas një rast (66 vjeç), Ferizaj një rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë një rast (73 vjeç), Kamenicë një rast (81 vjeç), Lipjan një rast (68 vjeç), Rahovec një rast (61 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 97 996 raste nga 475 417 persona të dyshimtë me këtë virus dhe 1 988 raste të të vdekurve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 503 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82 064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 944.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Mitrovicë 66 raste, Gjilan 60 raste, Podujevë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 18 raste, Gjakovë 18 raste, Skenderaj 16 raste, Vushtrri 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 12 raste, Kamenicë 8 raste, Shtime 8 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Klinë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Zubin-Potok.

Sipas raportit të punës për datën 11 prill 2021, në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen trajtuar 911 pacientë, 707 prej tyre janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Vaksinimi kundër Covid-19 po vazhdon në vendin tonë. Vaksinimi ka filluar për personat mbi 85 vjeç, për të vazhduar pastaj me ata 80-84 vjeç.

Vaksinën kundër Covid-19 e kanë marrë edhe punëtorët e institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. “Vaksinimi kundër Covid-19 është hap shumë i rëndësishëm për ta parandaluar përhapjen e virusit krahas zbatimit të masave të tjera mbrojtëse si bartja e maskës mbrojtëse, higjiena dhe ruajtja e distancës fizike e sociale”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një adresim para mediave në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. 24 000 dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 të siguruara përmes mekanizmit COVAX kanë arritur në Kosovë përmes UNICEF-it.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se…