Deri më tani vetëm një kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore
29 tetor 2020
| 14:00
Milan Radojevic, nga Lista Serbe, është i vetmi kandidat që ka aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezaj ka deklaruar se afati i fundit për të aplikuar është nesër.
“Mund t’iu konfirmoj se deri në mesditën e sotme, pra e enjte 29 tetor KQZ ka pranuar një aplikim nga ana e subjektit politik Lista Serbe, pra aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka thënë Elezi për KP.