![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/driton-selmanaj.jpg)
Deri në 100 euro një metër dru. A ka qeveri ky vend?!
30 shtator 2022
| 11:08
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas lajmit se një metër dru po shitet deri në 100 euro.
Ai ka shkruar në “Facebook” se a ka qeveri ky vend.
“Deri 100 euro një metër dru. A ka qeveri ky vend?! A ka në këtë vend institucione që kujdesen për qytetarët e vet?! E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona… Turpi i tyre nuk paska fund”, ka shkruar Selmanaj.