Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
05 janar 2025
| 17:06
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në Merdarë.
Kjo sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Deri në 2 orë pritje po ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Ndërkaq deri në 1 orë e 30 minuta pritjet vazhdojnë të jenë në Mutivodë.
Në Muçibabë po pritet deri në 40 minuta, në Bërnjak nga 20 deri në 30 minuta dhe në pikën kufitare në Jarinjë po pritet deri në 20 minuta.