​Deri në 500 njerëz vdesin çdo javë  në Britani nga vonesat e kujdesit urgjent, thotë doktori

01 janar 2023 | 16:54

Deri në 500 njerëz vdesin çdo javë për shkak të vonesave në kujdesin e urgjencës, ka thënë mjeku kryesor i aksidenteve dhe urgjencës në Britani.

Doktor Adrian Boyle, presidenti i Kolegjit Mbretëror të Mjekësisë Emergjente (RCEM), ka thënë se një sezon i keq i gripit po komplikonte problemet sistemike, duke çuar në qindra vdekje.

Më shumë se 3700 pacientë në ditë ishin në spital me grip në javën e fundit, sipas shifrave të fundit, shkruan “TheTelegraph”

Dr. Boyle i ka thënë “Times Radio”: “Ne duhet të rrisim kapacitetin tonë brenda spitaleve tona, duhet të sigurohemi që ka mënyra alternative në mënyrë që njerëzit të mos drejtohen të gjithë vetëm në shërbimin e ambulancës dhe departamentin e urgjencës. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu është e pasigurt dhe është e padenjshme”.

Ai ka thënë se pritjet e gjata në A&E ishin të lidhura me rritjen e vdekshmërisë dhe diku midis 300 dhe 500 njerëz në javë që vdisnin si pasojë e vonesave.

Kjo vjen mes raporteve të një pacienti që priti 99 orë për një shtrat në Spitalin Great Western, Swindon, javën e kaluar. Pacienti ka ardhur në departament nëpërmjet një ambulance, por ka kaluar më shumë se katër ditë në një karrocë, ndërsa priste një shtrat që të vihej në dispozicion, raporton “The Sunday Times”.

“Ne duhet ta kuptojmë këtë”.

“Ne nuk dimë për shifrat e kohës së pritjes sepse ato nuk dalin për disa javë, do të habitesha nëse nuk janë më të këqijat që kemi parë ndonjëherë gjatë këtij dhjetori”, ka thënë dr. Boyle.

Rreth 38 mijë pacientë pritën më shumë se 12 orë në A&E për t’u pranuar, sipas shifrave më të fundit të NHS nga nëntori, krahasuar me rreth 10 mijë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rreth 143 949 pacientë kanë pritur më shumë se katër orë për t’u pranuar, teksa rreth 20 000 më shumë se një vit më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Suedinë me rastin…