Deri në 70 euro një metër dru në Prishtinë

06 shtator 2023 | 11:36

Disa metra larg shkollës “Nazim Gafurri”, dhjetëra kamionë të ngarkuar me dru po qëndrojnë aty.

Ekonomia Online ka qëndruar për të pyetur për çmimin e tyre.

Ndonëse nuk u prononcua askush nga shitësit, prapa kamerës thanë se çmimi sillet nga 65 deri në 70 euro për metër.

Çmimet e larta ka bërë që të bijë edhe interesimi i qytetarëve për furnizim.

Çmim i shtrenjtë po i duket edhe qytetarit Hasan Shkodra. Tha se i posedon edhe disa metra të blerë nga viti i kaluar.

“I shtrenjtë. Ende nuk i kam blerë por i kam disa që i kem blerë vjet por me marr dimri i rëndë, ndoshta shtrenjtohen ende. Nuk kemi çfarë të bëjmë, me diçka duhet me u nxeh”, tha Shkodra për Ekonomia Online.

Edhe një qytetar tjetër prapa kamerës, tha se çmimi është i lartë dhe se druan për një dimër të vështirë.

Edhe përkundër kësaj, në shumë lagje të kryeqytetit blerësit vazhdojnë të jenë prezentë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë është duke i zhvilluar përgatitjet e fundit…