Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

22 dhjetor 2024 | 08:15

Një numër i madh i bashkatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar.

E kjo e ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë në vendin tonë, nga Dheu i Bardhë shkojnë deri në një orë e gjysmë, mëngjesin e së dielës.

Kolona e automjeteve shkon në një kilometër gjatësi. Kështu bëjnë të ditur të dhënat e përditësuara sot rreth orës 07:07.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të ProCredit…