Deri në fund të vitit policëve do t’u bëhen pagesat për orët shtesë dhe shujtat

23 nëntor 2020 | 08:18

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, në një intervistë për Ekonomia Online ka sqaruar marrëveshjen me kryeministrin Avdullah Hoti, në të cilën është vendosur që t’u paguhen orët shtesë Policisë së Kosovës për 100 për qind.

Madje ai tha se deri në fundvit do të kryhen pagesat në tërësi edhe sa iu përket shujtave për të gjithë punonjësit në operativët që punojnë 12 orë.

“Jemi të kënaqur për marrëveshjen që kemi bërë me kryeministrin Hoti sepse ai ka premtuar që orët shtesë do të paguhen 100 për qind. 50 për qind janë paguar, ndërsa deri në vitin e ri do të paguhen në tërësi. Tani për tani është kërkesë e të gjitha regjioneve që të paguhen.

Sidoqoftë, policët tanë dalin në pension me 95 euro. Kryeministri është pajtuar që orët shtesë të paguhen në tërësi, pako 100 euro derisa është pandemia, ndërsa kemi premtimin e tij edhe për shujta që të paguhet vetëm për 3 muaj, ndërsa nga vitit i ri shujta është për të gjithë punonjësit e policisë në operativë në planin 12 orësh. Ne tani jemi duke punuar me drejtorinë dhe ministrinë të bëhet një marrëveshje ku mund të ngritet ndërrimi i natës”, ka thënë Tasholli.

Kur foli për dhunën e ushtruar nga zyrtarët policorë, Tasholli theksoi se dhuna nuk është assesi e lejueshme. Ai tregoi se ka rregulla dhe e thotë ligji kur mund të përdoret vetëmbrojtja apo forca.

“Dhuna nuk është assesi e lejueshme, mirëpo ne kemi rregulla, edhe e thotë ligji që në proporcion të përdoret vetëmbrojtja apo forca. Në shikimin të parë mund të jetë një vrazhdësi paraprakisht mirëpo një qytetar nuk e dinë procedurën se pse ka ardhur deri te përdorimi i forcës.

Prandaj asnjë polic në Kosovë nuk dëshiron ta përdorë forcën. Mirëpo i lejohet kur me përdorë forcën. Nëse e tejkalon autorizimin zyrtar janë procedurat që merren me të dhe i shqiptohen masa disiplinore”, ka thënë Tasholli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve…