Deri në maj vijnë edhe 76 mijë doza të vaksinës ‘AstraZeneca’

30 mars 2021 | 13:46

Edhe 76 mijë e 800 doza të vaksinës “AstraZeneca” për imunizim ndaj Covid-19 do të arrijnë në Kosovë deri në muajin maj, ka bërë me dije UNICEF-i.

“76 800 doza shtesë të vaksinës Covid-19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Bashkë ia dalim! #Vaksinohu”, është thënë në njoftimin e UNICEF-it.

Kujtojmë se të dielën kanë arritur në Kosovë 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër Covidit, nga 100 mijë e 800 sa ishin zotuar nga programi COVAX.

Përveç këtyre vaksinave, në Kosovë së shpejti pritet të arrijë edhe një sasi e vaksinave nga kompania “Pfizer” si ndihmë nga Komisioni Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Stafi shëndetësor dhe personat mbi 80-vjeç janë të parët që po vaksinohen në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Xiaomi Mi 11 Ultra” i kushtohet fotografëve. Me një konfigurim…