Deri në orën 15:00 janë numëruar mbi 13 000 vota me kusht
25 tetor 2019
| 16:00
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se deri në orën 15:00 janë numëruar 13 408 vota me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
“Janë numëruar 13 408 vota deri më tani”, ka theksuar Elezi.
Nga këto vota më së shumti ka marrë Lëvizja Vetëvendosje (LV) 3 747, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 2 815 dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 2 641.
Kurse koalicionit AAK-PSD ka marrë 2 045 vota, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 622 vota.
/Epoka e re/