Deri në orën 19:00 votuan rreth 38 për qind e votuesve

14 nëntor 2021 | 19:45

Në Kosovë qytetarët votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave, përfshirë edhe atë të kryeqytetit, Prishtinës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dalja në zgjedhje ishte rreth 38 për qind e votuesve.

Të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kishin 1,260,571 qytetarë.

Në konferencën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas mbylljes së vendvotimeve u paralajmërua se shpallja e rezultateve preliminare mund të bëhet sot, më 14 nëntor.

Komuna me më së shumti votues deri më tani është Mamusha me një dalje prej rreth 60 për qind.

Ndërsa komunat tjera me dalje më të madhe janë Juniku dhe Kllokoti me nga 53 për qind.

Komunat me dalje më të ulët të votuesve janë Dragashi dhe Klina me 29 për qind.

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u shënua një dalje në zgjedhje prej afër 42 për qind.

Kujtojmë se në rundin e parë të zgjedhjeve, në tetor, në Prishtinë kanë votuar rreth 45 për qind e votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë numëruar mbi 12 për qind të votave në Prizren.…