Deri në përfundim të mandatit ndërmarrjet publike do të jenë të vetëqëndrueshme
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë me dije se pjesa më e madhe e ndërmarrjeve publike qendrore kanë rritje të hyrash financiare për vitin 2017.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se që nga marrja e mandatit të tij tëministrit ridefinimi i objektivave dhe marrja e masave korrigjuese në disa ndërmarrje ka prodhuar rezultate fillestare.
Lluka ka thënë se disa prej masave të para që janë ndërmarrë janë ndërprerja e shpenzimeve të panevojshme dhe shpërndarja e bonuseve tek anëtarët e bordit dhe punëtorët.
“Jam optimist se deri në përfundim të mandatit katërvjeçar ndërmarrjet publike do të jenë të vetëqëndrueshme”, ka thënë Lluka.
Përndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” ai ka thënë se ky termocentral do të ndërtohet dhe do të jetë një projekt model si për nga cilësia, po ashtu për nga ndikimi dhe rritja ekonomike.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)