Deri në tetë orë pritje në Merdare
25 gusht 2018
| 12:02
Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare Merdarë vazhdojnë te jenë të larta.
Në bazë të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme pritjet për dalë nga pika Merdarë janë 500-520 minuta.
Konkretisht, mërgimtarët janë duke pritur në kolonë mbi 8 orë në këtë pikë kufitare.
Pos Merdarës, pritjet në dalje të Mutivodës janë të gjata. Më saktë 240 minuta apo 4 orë.
Ndërsa, pritjet për të hyrë në këtë pikë janë të vogla, ku nuk kalojnë as 10 minuta.
Në anën tjetër, pritjet për të dalë nga këto pika kufitare tjera si Vermicë, Jarinjë, Muçibabë nuk janë shumë të gjata.