Deri në tetë orë pritjet në Merdarë

04 janar 2019 | 18:32

Në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, në Merdarë akoma vazhdojnë pritjet e gjata.

Kolona e automjeteve në pikëkalimin kufitar në Merdarë është deri në 2000 metra e gjatë në dalje.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit qytetarët në këtë pikë kufitare presin  deri në 8 orë për të dalë nga territori i Kosovës, derisa ata që hynë në territorin tonë nuk presin më shumë se dhjetë minuta.

Ndërkaq, tek pika tjetër kufitare që lidh Kosovën me Serbinë gjegjësisht te Dheu i Bardhë kolona është 550 metërshe, dhe për të dalë nga kjo pikë pritjet janë deri në 150 minuta, transmeton “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë me dije se…